
FBK SuperligaLajmet kryesore
Peja pësoi nga Rabotniçki në Shkup
Ekipi i Pejës që do të vazhdojë të luajë ndeshje miqësore ndaj ekipeve nga Maqedonia Veriore, sot është mposhtur në të parën nga Rabotniçki. Verdhezinjtë kanë pësuar me rezultat të ngushtë 75-72, ndërsa për ekipin e trajnerit Greg Gibson më efikasi ka qenë Tajh Green me 15 pikë të shënuara.
Peja dy mqiësoret e radhës i ka më 18 dhe 20 shtator, ku së pari luan ndaj TFT-së e pastaj ndaj Çairit. Sa i përket duelit të sotëm, pos Greenit, vetëm edhe Skyler Flatten ka shënuar pikë dyshifrore, 10 sosh, derisa lojtarët tjerë kanë shënuar nga 8 pikë e poshtë.