
FBK Superliga
Peja suspendon Braceyn
Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë në 2eb-faqen e freskët të klubit, KB Peja ka bërë të ditur se ka suspenduar basketbollistin e saj të huaj, Daquan Bracey.
Aty, verdhezinjtë edhe kanë bërë të ditur arsyen e suspendimit të lojtarit në fjalë.
“KB Peja njofton opinionin publik se ka marrë vendim për suspendimin e lojtarit Daquan Bracey, për shkak të sjelljeve të papranueshme dhe joprofesionale ndaj klubit, bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve, si dhe dëmtimit të imazhit të klubit përmes deklaratave dhe postimeve fyese në rrjetet sociale ndaj tifozëve tanë.
KB Peja nuk toleron sjellje që cenojnë profesionalizmin, respektin dhe vlerat e klubit.” — shkroi KB Peja në njoftim.
