Cili kanal televiziv transmeton ndeshjen Irlanda-Kosova?

Para ndeshjes vendimtare të Kosovës në kuadër të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve që zhvillohet të martën më 17 nëntor në “Aviva” të Dublinit, bastoret kanë favorizuar vendasit.

Irlandës për fitore i është dhënë koeficienti 2.10, ndërsa barazimi në këtë duel ndaj Kosovës është kuotuar me 3.10. Fitorja e Kosovës, gjithnjë sipas bastoreve, duket si opsioni më pak i mundshëm nga të tri rezultatet e mundshme, pasi që fitorja dardane është me koeficient, 3.70.

Kosova ka mungesa të theksuara në këtë ndeshje, ndërsa vetëm nga ndeshja e fundit ndaj Izraelit janë shtuar edhe dy në listën e lojtarëve që nuk do të mund të jenë në dispozicion të përzgjedhësit, Franco Foda.

Kosova është mysafire e Irlandës sonte, ndërsa dardanëve i duhet minimalisht barazimi për të shënuar një arritje tjetër të madhe dhe historike në futboll!

Shiko edhe: Gjyqtarët e ndeshjes

Ndeshja do të transmetohet në Klan Kosova prej orës 20.45, sonte.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live