Caktohen datat e derbive!

Janë caktuar datat e derbive në Ligë të Parë! Ferizaji do t’i merr dy ekipet mbi ta në renditje në shtëpi dhe do të shkojë në pushim dimëror!

Ekipi i drejtuar nga Arbnor Morina, Ferizaji, është aktualisht në pozitë të tretë të renditjes tabelare. Ferizajasit janë në formë tepër të mirë dhe nuk dinë për humbje qe 13 xhiro!

Por, në dy xhirot e fundit të pjesës vjeshtore të stinorit, ata do të kenë punë të vështirë. Së pari takohen me Prishtinën e Re më 20 nëntor, e pas kësaj më 26 nëntor me lideren, Liria.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Aktualisht, Liria lidere ka 36 pikë, Prishtina e Re 33 pikë ndërsa Ferizaji ndjekës 30 pikë. E këto duele mund të riorganizojnë renditjen, ose në anën tjetër mund të bëjnë afrim-largim në pikë nëse nuk ndërrojnë renditjen!

DUELET E RADHËS

Njoftimin për datat e ndeshjeve të fundit të stinorit vjeshtor, e ka lëshuar FC Ferizaji.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live