
Bastoret favorizojnë Irlandën ndaj Kosovës!
Para ndeshjes vendimtare të Kosovës në kuadër të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve që zhvillohet të martën më 17 nëntor në “Aviva” të Dublinit, bastoret kanë favorizuar vendasit.
Vendasit favorit
Irlandës për fitore i është dhënë koeficienti 2.10, ndërsa barazimi në këtë duel ndaj Kosovës është kuotuar me 3.10. Fitorja e Kosovës, gjithnjë sipas bastoreve, duket si opsioni më pak i mundshëm nga të tri rezultatet e mundshme, pasi që fitorja dardane është me koeficient, 3.70.
Pak gola
Gjithashtu, ndeshja parashikohet që do të mbyllet me pak gola, pasi që koeficienti për zero deri në dy gola është 1.53, derisa 3 e më shumë gola në ndeshje shkon me koeficient 2.40.
Gol do të shënojë…
Sa i përket golashënuesve, Troy Parrot ka gjasa më të mëdha për të shënuar gol me koeficient 2.62. Pas tij vjen Vedat Muriqi me 3.10, ndërkaq më pas Finn Azaz dhe Albion Rrahmani shkojnë me koeficient 4.00, para Fisnik Asllanit që rreshtohet si lojtar i radhës me koeficient për gol në këtë ndeshje, 4.33.
GJENDJA NË GRUP
REZULTATET E DERITASHME:
Austria-Izraeli 3-1,
Kosova-Irlanda 1-0,
Austria-Kosova 3-1,
Izraeli-Irlanda 0-3,
Izraeli-Kosova 0-0,
Irlanda-Austria 2-2,
Kosova-Austria 1-1,
Irlanda-Izraeli 1-1.
Kosova-Izraeli 0-0,
Austria-Irlanda 1-0.
TABELA AKTUALE:
1. Austria 11p.
2. Kosova 6p.
3. Irlanda 5p.
4. Izraeli 3p.
NDESHJET E MBETURA:
17.11. Izraeli-Austria
17.11. Irlanda-Kosova.
