Për herë të parë në karrierë, Lando Norris shpallet kampion i Botës në F1!

Fitore në garën e sotme të Abu Dhabit për Max Verstappenin, por kjo nuk i mjaftoi holandezit që ta mbrojë titullin kampion.

Ky titull për herë të parë shkon te Lando Norris, i cili sot përfundoi i treti, mjaftueshëm për t’u shpallur kampion i Formula 1. I dyti sot përfundoi Oscar Piastri.

Sezoni filloi me dominim të madh të McLarenit dhe dy shoferëve të kësaj skuadre, por dalëngadalë përmirësimi i makinës së Red Bullit në ndërkohë dhe cilësia individuale e Max Verstapennit bënë që gara për titullin kampion të ringjallej në pjesën e dytë të sezonit.

Në fund, Max Verstappen e çoi garën për titull deri në ditën e fundit, pra në garën e sotme. Sot në luftë për titullin ishin tre garues: Max Verstappen i Red Bullit dhe Oscar Piastri e Lando Norris nga McLareni. E në fund, Lando bëri atë që i mjaftonte, përfundoi në podium dhe kjo i mjaftoi që ta fitojë titullin e parë në karrierë.

Kështu, në renditjen përfundimtare të sezonit Lando Norris përfundon me 423 pikë, Max përfundon i dyti me 421 pikë kurse Oscar Piastri përfundon i treti me 410 pikë.

Padiskutueshëm, McLaren e ka fituar garën e skuadrave tash e sa kohë, ndërkohë ky ishte një tjetër sezon zhgënjyes për skuadrën e Ferrarit, skuadrën ikonë të Formula 1.

Sezonin tjetër, që fillon në mars të vitit të ardhshëm, për herë të parë do të kemi 11 skuadra garuese, pra 22 shoferë garues.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live