Për KB Prishtinën, reagon edhe legjenda Edmond Azemi!

Kapiteni historik i Prishtinës, Edmond Azemi, ka reaguar me ngjarjet e fundit që po ndodhin rreth klubit bardhekaltër. Ai ka reguar duke lëshuar një status në llogaritë e rrjeteve sociale të tij, ndërsa ka bërë të ditur se KB Sigal Prishtina është e qytetit, e “Plisave” dhe kjo nuk duhet harruar kurrë.

Mëposhtë, statusi i plotë i Edmond Azemit.

PRISHTINA IME:

Nuk është në personalitetin tim të mos përballem sy më sy,
por duke e ditur se gjuha e postimeve njihet mirë tashm,po e bëj këtë reagim publik, sepse nuk mund të mos reflektoj për Prishtinën time.
Unë, me një postim në Facebook, në orën 23:00 pas mesnat, u largova nga klubi
Shpreh paknaqsin time ne lidhje me vendimet e fundit ne lidhje me:
klubin e kryeqytetit,
klubin e Prishtinës,
klubin e Plisave,
klubin që ka shkruar historinë e basketbollit.
Në këtë klub kam dhënë kontributin tim me ❤️ për dekada me radhë, në kohë të vështira dhe në kohë të mira.
Isha aty në çdo hap, deri në momentin kur u mor vendimi të më largojnë për mos sukses një “mos sukses i imi ” që sot është kthyer në zhgënjim.
Më falni, por kjo është e patolerueshme
për qytetin e Prishtinës dhe për Plisat, të cilët për dekada kanë qenë shtylla morale, emocionale dhe identitare e këtij klubi.
KB Sigal Prishtina nuk është pronë private dhe as mjet për interesa të ngushta personale;
është simbol i qytetit dhe i tifozërisë së tij.
Favorizimi i individëve apo grupeve të caktuara, duke anashkaluar Plisat dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, është gabim strategjik dhe moral.
Pa Plisat, pa qytetin, ky klub humb shpirtin, historinë dhe forcën që e ka bërë të madh.
Prishtina meriton një udhëheqje që bashkon, respekton dhe përfaqëson qytetin.
Ky vendim nuk reflekton vlerat e klubit dhe as zërin e qytetarëve që e kanë mbajtur këtë fanellë gjallë në kohë të mira e të vështira.
KB Sigal Prishtina është e qytetit.
Është e Plisave.
Dhe kjo nuk duhet harruar kurrë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live