Përcaktohen çerekfinalet e Botërorit, përballjet dhe oraret

Pas ndeshjes së mbrëmshme mes Zvicrës dhe Kolumbisë, janë përcaktuar të gjitha skuadrat çerekfinaliste të Kampionatit Botëror.

Nga raundi i 1/8, befasi mund të konsiderohet eliminimi i Brazilit nga Norvegjia, kurse takimet e tjera nuk përfunduan me ndonjë befasi të madhe. Favoritët kaluan tutje në ndeshjet e tyre, kurse në dy duelet pak si më të barabarta, ato mes SHBA-ve e Belgjikës dhe Zvicrës e Kolumbisë, tutje kaluan Belgjika dhe Zvicra.

Sot nuk luhet asnjë takim, e nga nesër fillon faza çerekfinale.

RRUGA DREJT FINALES

Orari i ndeshjeve është paraqitur më poshtë:

Çerekfinalet e Botërorit:

  1. Franca – Maroku, e enjte 9 korrik, ora 22:00
  2. Spanja – Belgjika, e premte 10 korrik, ora 21:00
  3. Norvegjia – Anglia, e shtunë 11 korrik, ora 23:00
  4. Argjentina – Zvicra, e diel 12 korrik, ora 03:00

Siç dihet, në gjysmëfinale mes vete përballen fituesit e dueleve Franca – Maroku dhe Spanja – Belgjika në gjysmëfinalen e parë dhe fitueset e dueleve Norvegjia – Anglia dhe Argjentina – Zvicra në gjysmëfinalen tjetër.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live