Liria shton përvojë në mbrojtje

Futbollisti që ka bërë emër në disa skuadra, Arbër Prekazi, është lojtari më i ri i Lirisë. Përvoja e tij nga Superliga pritet t’i ndihmojë mjaft prizrenasve në Ligë të Parë për stinorin 2026/27, ndërkaq 36 vjeçari është shprehur i lumtur për të qenë pjesë e ekipit që drejtohet nga Ismet Munishi.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Arbër Prekazi është zyrtarisht lojtar i ri i FC Lirisë
Arbëri i bashkohet klubit tonë për të sjellë cilësi, përvojë dhe energji të re në skuadër, në një periudhë ku po ndërtojmë një ekip konkurrues dhe ambicioz për sfidat që na presin.
Jemi të bindur se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai do të jetë një vlerë e shtuar për fanellën bardhezi dhe për tifozët tanë.” — shkroi FC Liria në njoftim.

Përndryshe Prekazi ka qenë pjesë e Ballkanit, Gjilanit, Malishevës, Prishtinës së Re së fundi, etj. Ai është 184cm i gjatë dhe luan në qendër të mbrojtjes.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live