Klinaku te 3-herë kampioni!

Futbollisti i ri, Almedin Klinaku, që këtë vit mbush të 24-tat dhe luan në pjesën ofanzive të mesfushës, është zyrtarizuar pak më parë te 3-herë kampioni i Kosovës, Ballkani.

Ekipi suharekas, ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e futbollistit në fjalë, që së fundi ka qenë pjesë e Dinamos së Ferizajit. Ai përgjatë karrierës së tij ka qenë edhe pjesë e KEK-ut dhe Llapit.

“FC Ballkani njofton transferimin e mesfushorit ofensiv, Almedin Klinaku, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës sonë.
Me cilësitë e tij në fazën sulmuese dhe kreativitetin në lojë, Klinaku vjen për të forcuar repartin ofensiv të ekipit.” — shkroi KF Ballkani.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live