
Përforcimet sjellin fitoren e Lirisë
Dy futbollistët e transferuar këtë verë te Liria, Albion Kurtaj dhe Andri Stafa, me golat e shënuara sot për pjesë, i kanë dhënë fitoren e dytë kampionale në tre xhirot e para të stinorit të ri të Ligës së Parë, 2025/26.
Kurtaj ka shënuar në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa Stafa në pjesë të dytë, për t’ia dhënë Lirisë së drejtuar nga Klodian Duro ndeshjen e parë të këtij stinori të zhvilluar pa pranuar gol në portë. Liria – Tefik Çanga 2-0 [Albion Kurtaj 22′, Andri Stafa 64′]
Shiko: TABELA AKTUALE
Në anën tjetër, Tefik Çanga, që drejtohet nga Sherif Topalli e që po debuton në Ligë të Parë këtë stinor ka përjetuar humbjen e parë sezonale, pas startit të mirë me barazim e fitore.
Pas tre xhirosh, Liria ka 6 pikë nga 3 ndeshje, ndërsa Tefik Çanga ka 4 pikë nga 3 lojë.
Shiko: XHIROT dhe REZULTATET