
Playoffi për Botërorin 2026, sa ekipe shkojnë dhe si sigurohet bileta?
Tashmë gjërat kanë ndryshuar. Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Suedisë në Göteborg ka bërë që ëndrra e pabesueshme deri vonë, të jetë e prekshme.
Pa e zgjeruar shumë, drejt Botërorit biletën e sigurojnë të gjitha ekipet fituese të secilit grup kualifikues. Ndërsa për vendet e dyta, lexoni mëposhtë.
Kosova është shumë afër playoffit për Kampionat Botëror, ndërsa me një pikë në ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe një barazim të Zvicrës në cilëndo nga dy ndeshjet e saja, dardanët do të jenë pjesë e playoffit.
REZULTATET E DERITASHME:
5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2
Kosova-Suedia 2-0
Zvicra-Sllovenia 3-0
Kosova-Sllovenia 0-0
13 tetor,
Suedia-Kosova 0-1
Sllovenia-Zvicra 0-0
TABELA AKTUALE E GRUPIT B:
2. Kosova 7 pikë,
3. Sllovenia 3 pikë,
4. Suedia 1 pikë.
NDESHJET E MBETURA:
15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova
18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.
(Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.)
SI KRIJOHET DHE SI SHKOHET PREJ PLAYOFFI NË BOTËROR?
Por, si shkon playoffi për Botëror? Është rrugëtim gjithashtu i vështirë, e kësaj radhe edhe më. Kjo, pasi që në playoff për Botëror takohen 12 vendet e dyta nga të gjitha grupet dhe 4 më të mirët e mbetur nga Liga e Kombeve.
Aty, sipas ndarjes me renditjen e FIFAs, më të fortit luajnë me më të dobëtit gjysmëfinale. Fituesit e gjysmëfinaleve shkojnë në finale. Ndërsa fituesi i finales siguron biletën për Botëror.
SI KRIJOHEN GRUPET E PLAYOFFIT?
⦿ 12 vendet e dyta nga secili grup për kualifikimet për Botëror.
⦿ 4 vendet më së miri të renditura në Ligën e Kombeve 2024/25.
⦿ Bëhen 16 ekipe në total për playoff.
⦿ Krijohen 4 rrugëtime nga 4 ekipe (sipas shortit, ku bartës janë ekipet më mirë të renditura në listën mujore të FIFAs).
—RRUGA 1: katër ekipe;
—RRUGA 2: katër ekipe;
—RRUGA 3: katër ekipe;
—RRUGA 4: katër ekipe.
Po e marrim shembull një rrugë, për të kuptuar më qartë ecurinë.
RRUGA 1 e përbërë nga 4 ekipe:
Gjysmëfinalet:
(26 mars 2026) Ndeshja 1: A vs. B
(26 mars 2026) Ndeshja 2: C vs. D.
Finalja:
(31 mars 2026) Fituesi i ndeshjes 1 vs. Fituesi i ndeshjes 2.
Fituesi i finales = PËR NË BOTËROR, biletën e siguron VETËM NJË ekip nga një rrugë.
Pra, nga 16 pjesëmarrës playoffi (4 RRUGË), vetëm 4 shkojnë në “USCAME 2026”. Një rrugëtim nxjerr vetëm një biletë Botërori.
AKTUALISHT NDARJA NË VAZO, NËSE KUALIFIKIMET DO TË PËRFUNDONIN MË 13 TETOR:
Vazo 1: 🇮🇹 1712, 🇹🇷 1562, 🇺🇦 1555, 🇵🇱 1524
Vazo 2: 🏴 1519, 🏴 1504, 🇭🇺 1499, 🇨🇿 1485
Vazo 3: 🇸🇰 1483, 🇷🇴 1480, 🇦🇱 1396, 🇽🇰 1285
Vazo 4: 🇸🇪 🇲🇰 ☘️NIR 🇲🇩 (nga Liga e Kombeve)
Në një RRUGË, bie nga një ekip prej secilës vazo.