Prishtina, Ballkani e Gjilani – përfituesit më të mëdhenjë nga ligji për sponsorim

Ligji për sponsorim padyshim mund të thuhet që ka ngritur cilësinë e sportit në përgjithësi në Kosovë, e veçanërisht futbollit dhe basketbollit.

Klubet sportive tashmë mund të llogarisin në “infuzione” të mira nga bizneset që operojnë në Kosovë, pasi që ligji për sponsorim mundëson që bizneset të japin deri në 30% të tatimit në fitim të tyre për sport, përkatësisht klube ose federata.

E këtë shumë klube të të gjitha rangjeve po e shfrytëzojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Ministria e Sportit, ndërsa prej ekipeve të Superligës në listën e botuar dje janë parë tre skuadra të Superligës që bëjnë pjesë në TOP-10’shen e përfituesve më të mëdhenjë.

FC Prishtina është klubi që ka përfituar më së shumti, pasi që ka arkëtuar zyrtarisht 1 milionë e 133 mijë e 500 euro nga bizneset, ndërsa pas tyre menjëherë vjen Ballkani që ka kapur shifrën e 941 mijë e 500 eurove. I treti nga klubet e Superligës në këtë listë është Gjilani, që në llogari ka marrë 868 mijë e 100 euro nga bizneset e ndryshme. Të gjitha këto, janë shifra që kapin vitin 2025.

Kampione e Kosovës në stinorin e kaluar 2024/25 është bërë Drita e Gjilanit, që nuk është në TOP-3’shen e klubeve futbollistike me përfitim më të madh nga ligji për sponsorim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live