Prishtina mbetet lidere

Prishtina ka vazhduar me paraqitje të mira në këtë fillimedicioni në AlbiMall Superligë, teksa ka fituar me shifrat 2:0 ndaj Prishtinës së Re, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 6-të, që u zhvillua të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golat për bardhekaltrit i shënuan Mario Ilievski në minutën e 17-të dhe Blend Baftiu në minutën e 68-të, duke siguruar tri pikët e plota për skuadrën e trajnerit Arsim Thaqi.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Për trajnerin e Prishtinës së Re, Shpëtim Babaj, debutimi në elitën e futbollit kosovar rezultoi me humbje. Skuadra e Prishtinës së Re u përball me vështirësi shtesë nga minuta e 52-të, kur qendërmbrojtësi Adrijan Rudaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër, pas rishikimit të situatës në VAR.

Me këtë fitore, Prishtina rikthehet në vendin e parë të tabelës së AlbiMall Superligës së Kosovës, falë diferencës më të mirë të golave krahasuar me Dukagjinin e Klinës.

Aktualisht, Prishtina dhe Dukagjini kanë nga 13 pikë, një më shumë se Ballkani, ndërsa Drenica renditet e katërta me 11 pikë. (Teksti: FFK)

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live