Prishtina ndahet edhe me Limanin

Ristrukturimi i ekipit po vazhdon, ndërsa Prishtina ka bërë të ditur sot se përfunduar marrëveshjen e bashkëpunimit në mënyrë të dyanshme edhe me qendërmbrojtësin me përvojë të ekipit, Ardian Limanin.

Limani që luajti 64 ndeshje për bardhekaltërit dhe fitoi Kupën dhe Superkupën e Kosovës me rekord-kampionen e vendit, tash 32 vjeçar do të kërkojë ekip të ri ku do të mund të jep përvojën e tij, ndërkaq Prishtina e ka falenderuar për kontributin e dhënë.

“FC Prishtina njofton se bashkëpunimi me mbrojtësin Ardian Limani ka përfunduar me marrëveshje të dyanshme.
Gjatë periudhës së tij me fanellën bardhekaltër, Limani zhvilloi 64 ndeshje zyrtare, realizoi 8 gola dhe kontribuoi me 2 asistime. Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në këto suksese.
klubi e falënderon Ardianin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës së tij.” — shkroi FC Prishtina në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live