Prishtina shton dy përforcime të huaja brenda dy ditëve

Para ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Kosovës, që luhet sonte në “Shani Nushi” ndaj Vëllaznimit, Prishtina brenda dy ditëve zyrtarizoi dy përforcime të huaja në ekip.

Bardhekaltërit pas disfatës së pësuar në ENBL nga Thindasvall, pas vazhdimeve, kanë zyrtarizuar lojtarët Kahlil Dukes dhe Elijah Clarance.

Kahlil Dukes së fundi ka qenë pjesë e ekipit hungarez Atomeromu, ku mesatarisht ka pasur 26.6 minuta për ndeshje, duke dhënë 10.6 pikë, 3.7 asistime dhe 2 kërcime për lojë.

Dukes është 30 vjeçar dhe luan në pozitën e playmakerit. Ai është 183cm i gjatë, ndërsa që prej vitit 2019 luan basketboll evropian, ku ka qenë pjesë e skuadrave nga shtete të ndryshme si Hamburg Towers, Legia, Samsunspor, Balkan, Best Balikesir, Loiret Basket, Esenler Erokspor e Atomeromu.

Në anën tjetër, Elijah Clarence është lojtar i pozitave 1-2 e me raste mund të luajë edhe alo.

Suedezi 193cm i gjatë është aktualisht 27 vjeçar dhe së fundi ka qenë pjesë e ekipit meksikan Dorados de Chihuahua. Te këta të fundit ai mesatarisht ka luajtur 24.2 minuta për ndeshje, duke dhënë 11.3 pikë 2.1 asistime dhe 3.3 kërcime për lojë.

Përgjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë e disa skuadrave evropiane, ku ka luajtur për Frankfurt Sklyiners, Heroes den Bosch, Osijek, Lovçen, Riga, Atomemoru e Kalev/Cramo.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live