
Pse u ndërpre finalja e Superkupës?
Nisi si mos më mirë. Por, tifozëritë përsëri nuk e përmbajtën veten dhe në fund gjyqtarët vendosën që të zbrazet palestra nga tifozëritë.
Finalja e Superkupës ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit nisi në mënyrë më të mirë në “Mizahir Isma” derisa çereku i parë përfundoi 24-22. Në të njëjtën mënyrë dhe ngushtë nisi edhe çereku i dytë derisa kur Trepça thelloi pak avantazhin një moment bëri që të ndizet gjithçka!
Ka qenë një vendim i gjyqtarit për gabim teknik të lojtarit të Bashkimit, që çoi në brohoritje dhe sharje prej tifozërisë së tyre, që u vazhdua nga të dyja palët e tifozërive derisa nisën të ndizen edhe mjetet piroteknike.
Kjo bëri që gjyqtarët përfundimisht të vendosin për zbrazjen e palestrës, duke nisur së pari me tifozërinë “Torcida” e pastaj edhe “Arpagjik’t” pranë rezultatit 42-35 në të mirë të mitrovicasve.
Lojtarët — tani më mbi gjysmë ore në pritje dhe të ftohur tërësisht nga momentet që i kaluan në 18 minutat e para të ndeshjes, presin!
