Qetë në Lipjan, pikët ndahen

Me barazim pa gola është mbyllur dueli i sotëm mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit në Lipjan.

Skuadrat në fjalë nuk e gjetën dot asnjëherë rrjetën dhe u detyruan të pajtohen me nga një pikë.

Pjesa e parë mes skuadrave nuk dhuroi shumë dhe u mbyll me rezultat të bardhë, e diçka më e gjallë filloi të bëhej pjesa e dytë.

E ndonëse ishte pak më e mirë, as pjesa e dytë nuk dhuroi gola dhe takimi u mbyll ashtu siç nisi, 0-0.

TABELA AKTUALE

Barazimi i arritur sot e mban Prishtinën e Re në vendin e fundit, kurse Dukagjini për momentin është i dyti në renditje, një dëshmi se çfarë sezoni fantastik kjo skuadër po kalon.

Xhiron që vjen, që do të jetë e fundit para pushimit dimëror, Prishtina e Re i shkon Gjilanit, kurse Dukagjini e pret Ballkanin në Klinë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live