Rahoveci 029 kap edhe një fitore të rëndësishme

Vreshtarët kanë shënuar edhe një fitore të madhe në stinorin e tyre debutues në Superligë, duke e mposhtur ekipin suharekas, Ylli. Këta të fundit këtë stinor po festojnë 50 vjetorin e themelimit të klubit, por nuk ia nisën aspak mirë stinorit. E kjo disfatë, bëri që të shkundet edhe një herë ekipi para xhirove të radhës, pasi që me këtë ndeshje mori fund edhe cikli i parë i dueleve të Superligës.

Julian Roche me 22 pikë e 13 kërcime ka qenë më i dalluari në fitore te Rahoveci 029, ndërsa 16 pikët e Kentrell Pullianit e 15 të tjera nga Isaiah Umipig vetëm se forcuan fitoren e ekipit të Bujar Locit, që së fundi mori edhe timonin e Kosovës.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Ylli, tashmë pa Fotis Takianosin e larguar nën komandën e Endrit Elshanit nuk arriti më shumë sesa humbjen e radhës. 25 pikët e Trevon Allenit, 17 të tjera nga Joseph Reece nuk mjaftuan, derisa Ylli pësoi nga Rahoveci 029 85-77.

Me këtë duel, pas shtatë xhirosh, që shënon fundin e ciklit të parë të Superligës, Rahoveci 029 e kryen atë me bilanc 3-4, ndërkaq Ylli me 1-6.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live