
Rahoveci 029 njofton për lëndim lojtari para ndeshjes ndaj Bashkimit!
Skuadrës së Rahovecit 029 i janë shtuar telashet para ndeshjes ndaj Bashkimit, që sonte luhet në “Sezai Surroi” të Prizrenit. Vreshtarët kanë bërë të ditur pak më parë se basketbollisti i tyre Julian Roche ka marrë një lëndim në kraharor dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sontme që zhvillohet në Prizren.
“Lojtari ynë Julian Roche ka pësuar një lëndim në kraharor dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme.
Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite, me mundësi mungese edhe në ndeshjet e ardhshme.
I dëshirojmë kthim sa më të shpejtë pranë ekipit.” — shkroi KB Rahoveci 029 në njoftim.

Kujtojmë, Rahoveci luan si mysafir i Bashkimit sonte, ndërsa te ekipi por edhe në Superligë do të debutojë trajneri i ri i tyre, Goran Samardziev.
