
Rajko Krivokapić – trajner i ri i Vëllaznimit!
Pas ndarjes me Jeronimo Sarinin, Vëllaznimi nuk ka vonuar shumë dhe ka zyrtarizuar si trajner të ri të ekipit malaziasin, Rajko Krivokapić. Kuqezinjtë kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me trajnerin që pritet të debutojë këtë mesjavë te klubi.
“Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Rajko Krivokapiq, që ti prijë ekipit në vazhdim të stinorit.
Trajneri vjen në Gjakovë pas dy edicioneve të kaluara së fundmi me ekipin e Podgorica Bemax në Mal të Zi, si dhe ABA Liga 2.
Në të kaluarën, Krivokapiq ka drejtuar edhe ekipe si: Teodo Tivat e Primorje në Mal të Zi, Sëiss Central në Zvicër, gjersa ka qenë edhe selektor i disa prej gjeneratave të reja të Kombëtares malazeze, si dhe ka ushtruar rolin e asistent trajnerit tek Kombëtarja A e Malit të Zi.
Trajnerit Rajko, klubi i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në arritjen e synimeve!” — shkroi KB Vëllaznimi në njoftim.

Krivokapić është 39 vjeçar dhe i lindur në Kotor të Malit të Zi. Vëllaznimi ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës e ka kryer me bilanc 1-6. Ndërkaq, ciklin e dytë të ndeshjeve e fillon ndaj Bashkimit, që është lider i Superligës.
