
Ramiz Sadiku zyrtarizon trajnerin e ri
Ekipi i Ramiz Sadikut ka bërë të ditur dje se pasi që ndau rrugët me Alban Dragushën ka emëruar trajnerin e ri të ekipit. Përmes një njoftimi pasditen e djeshme Ramiz Sadiku shkroi se ka ndarë rrugët me marrëveshje me trajnerin e ekipit të parë të tyre Alban Dragusha (44).
Ai ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut që prej stinorit 2023/24, pos një periudhë kur timonin e ekipit e mori Triumf Sinani. E tani, pikërisht Triumf Sinani është emëruar si trajner i ri i ekipit.
“KF Ramiz Sadiku njofton se me marrëveshje të ndërsjellë është ndërprerë bashkëpunimi me kryetrajnerin Alban Dragusha.
E falënderojmë trajnerin Alban për kontributin, përkushtimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit tonë. Ai ka dhënë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e skuadrës.I urojmë shumë suksese në sfidën e re , duke besuar se do të vazhdojë me rezultate pozitive në karrierën e tij.
Ndërkohë, KF Ramiz Sadiku emëron Kryetrajner ,Triumf Sinanin, i cili deri më tani ka qenë bashkëpuntori i parë i trajnerit Alban.
Na priftë e mbara!” – shkroi KF Ramiz Sadiku në njoftimin e lëshuar dje.
