Raste po, gola jo; Prizreni merr pikë jetike ndaj Vëllaznimit

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që shkëputi një pikë në fund me një mbrojtje jashtëzakonisht kompakte dhe mirë të organizuar, duke marrë pikë jetike në luftë për mbijetesë në Ligë të Parë.

Vëllaznimi barazoi 0-0 me Prizrenin në përballjen e xhiros XXI të Ligës së Parë, ndërsa gjyqtari i ndeshjes pos 6 minutave shtesë që i dha pas minutës së 90-të, e çoi ndeshjen gati deri te minuta e 99-të — por, goli i shumë kërkuar i gjakovarëve s’erdhi assesi.

Shiko: TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Prizreni në anën tjetër, debutues në Ligë të Parë, tashmë ka kapur barazimin e shtatë sezonal dhe po tenton që të shpëtojë stinorin aty. E Vëllaznimi në anën tjetër humbi rast ideal, përkundër rasteve, që të ngritet edhe më në tabelë.

Kështu, pas XXI xhirosh Vëllaznimi ka 41 pikë dhe për momentin është i pesti në renditje tabelare, ndërkaq Prizreni me 13 pikë është i 17-ti, në zonë të rënies.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live