Rogova mbanë liderin në ritëm

Vëllaznimi ka shënuar fitore minimale në Prishtinë ndaj Ramiz Sadikut sot, ndërsa ka qenë Rron Rogova që i ka sjellë fitoren ekipit të tij në mysafirllëkun e vështirë.

Rogova u gjend më së miri pasi që pranoi top nga Mark Bushaj, për të realizuar golin e parë të ndeshjes, që doli të jetë rezultat përfundimtar i saj, Ramiz Sadiku – Vëllaznimi 0-1 [Rron Rogova 19′].

TABELA AKTUALE

Kjo në fund është treguar e mjaftueshme që Vëllaznimi të regjistrojë fitoren e pestë sezonale nga gjashtë ndeshjet e para, derisa Ramiz Sadiku i Alban Dragushës përjetoi humbjen e parë të stinorit 2025/26.

Me fitore, Vëllaznimi mbetet lider i Ligës së Parë me 16 pikë nga 6 ndeshje, ndjekur nga Tefik Çanga e Feronikeli’74, që kanë nga 13 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live