Ruben Silva-Richards (Ferizaji) – Ylli i javës (21)

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e njëzet e një të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ferizaj, Ruben Silva Richards, i cili ia solli skuadrës së tij 3 pikë me shënimin e dy golave kundër FC Ballkanit, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 2:1.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Richards u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Mendoj që ka qenë një ndeshje e mirë, një ndeshje normale ku ekipi funksionoi mirë mes vete. Unë shënova dy gola, por pa përpjekjen e madhe të futbollistëve të tjerë nuk do të ishte e mundur, andaj jam shumë mirënjohës. 
Është një ligë shumë e mirë, me lojtarë taktikë, me kualitet shumë të mirë dhe qyteti e shteti i Kosovës janë shumë të mira. Bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe gjithçka është shumë bukur këtu.
Jam shumë mirënjohës. I kam shënuar dy gola, por gjithashtu janë futbollistët e tjerë në ekip të cilët po kalonin javë të vështira dhe mendoj personalisht që është një tjetër futbollist që ka bërë shumë mirë në këtë ndeshje; ai është kapiteni i ndeshjes, Mexhit Neziri, të cilit ia dedikoj këtë shpërblim.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live