
FBK Superliga
Sek Henry (Trepça) – MVP (8)
Basketbollisti i ri i Trepçës, Sek Henry, që në debutimin e tij me fanellën gjelbërezi për kampionët aktual të Kosovës është shpallë lojtari më i mirë i xhiros.
FBK ka bërë të ditur se Henry është MVP i xhiros së tetë të Superligës, pas performancës së tij të treguar në ndeshje ndaj Pejës, ku mitrovacit fituan ndeshjen me rezultat 67-82.

Henry kreu lojën me 23 pikë, 4 asistime e 4 kërcime, ndërsa indeksi i efiçencës së tij arriti në koutën 26.
