Sesionet anti-doping për fëmijë në Mitrovicë dhe Prishtinë

Dje kanë rifilluar sesionet e radhës anti-doping, të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me UEFA, që shënojnë një hap të rëndësishëm në edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi sportin e pastër.

Mitrovica dhe Prishtina ishin komunat e para ku u ligjërua për fëmijët e grupmoshave të ndryshme, me fokus në vlerat e ndershmërisë, shëndetit dhe respektimit të rregullave në sport.

Ligjëratat u mbajtën nga Dr. Bernard Tahirbegolli, i cili ndau njohuri profesionale dhe përvoja praktike mbi rreziqet e dopingut dhe rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të sportistëve që në moshë të re.

Këto sesione janë tejet të rëndësishme, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e brezave të rinj sportistësh, duke i pajisur ata me njohuri të hershme për pasojat e dopingut. Bashkëpunimi me UEFA-n e rrit edhe më shumë vlerën e kësaj ligjërate, duke siguruar standarde evropiane të edukimit sportiv dhe duke përçuar mesazhin e qartë se sporti i pastër është baza e suksesit dhe zhvillimit afatgjatë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live