
Shqipëria kthehet në stërvitje, nisin përgatitjet për miqësore
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në stërvitje pas fitores së madhe ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme në Leskovac dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Jordaninë, e programuar të luhet të martën, më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë në stërvitjen e sotme. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, me fokus te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës, ndërsa ata që u aktivizuan në ndeshjen zyrtare kryen vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.
Atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive. Lojtarët e kanë kthyer në festë fitoren historike që e afron edhe më shumë Shqipërinë me objektivin për të siguruar një vend në play-off-in e Botërorit 2026.
Pas këtij suksesi, të gjithë lojtarët e Kombëtares ftojnë tifozët shqiptarë të mbushin shkallët e stadiumit “Air Albania” për të krijuar një atmosferë fantastike dhe festive, ashtu siç u festua ai triumf në rrugët e çdo qyteti e vendi ku flitet shqip.
Rrugëtimi kualifikues deri tani:
REZULTATET E DERITASHME:
21 mars,
Anglia-Shqipëria 2-0
Andorra-Letonia 0-1
24 mars,
Anglia-Letonia 3-0
Shqipëria-Andorra 3-0
7 qershor,
Andorra-Anglia 0-1
Shqipëria-Serbia 0-0
Serbia-Andorra 3-0
Letonia-Shqipëria 1-1
6 shtator,
Letonia-Serbia 0-1
Anglia-Andorra 2-0
9 shtator,
Serbia-Anglia 0-5
Shqipëria-Letonia 1-0
11 tetor,
Letonia-Andorra 2-2
Serbia-Shqipëria 0-1
TABELA AKTUALE, GRUPI K:
1. Anglia 15 pikë (5 ndeshje)
2. Shqipëria 11 pikë (6 ndeshje)
3. Serbia 7 pikë (5 ndeshje)
4. Letonia 5 pikë (5 ndeshje)
5. Andorra 0 pikë (5 ndeshje)
NDESHJET E MBETURA:
14 tetor,
Letonia-Anglia
Andorra-Serbia
13 nëntor,
Andorra-Shqipëria
Anglia-Serbia
16 nëntor,
Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.