Sllovakia rrënon Kosovën në pjesë të dytë

Vetëm çereku i parë ka qenë i mirë për Kosovën në ndeshjen e dytë parakualifikuese për Eurobasket 2029. Pas 10 minutëshit të parë ndeshja ka folur për mysafirët nga Sllovakia, të cilët dolën fitues me 78-89, me paraqitje domninuese në çerek të fundit, për të fituar duelin dhe për të mbetur të pamposhtur në grupin parakualifikues, ku pos Kosovës është edhe Shqipëria.

Ka qenë Maros Golian që në çerek të fundit ka dominuar nën kosh, për të siguruar fitoren sllovake. Golian dha 18 pikë e bëri 17 kërcime në fitore. Me 26 pikë më efikasi ishte David De Julius, që shtoi edhe 8 asistime në fitore. Dalibor Hlivak dha 21 pikë.

Te Kosova, që në fund u shthurr më të dalluar në ndeshje kishte Divine Mylesin me 21 pikë e 5 asistime, ndërsa me 18 sosh u dallua Lis Shoshi, që bëri edhe 6 kërcime.

TABELA AKTUALE:

1. Sllovakia 2-0
2. Kosova 1-1
3. Shqipëria 0-2.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live