Sllovenët: Momenti i rikthimit

Kosova shihet si moment për tu rikthyer në garë dhe luftë për vendin e dytë. Së paku kështu mendojnë futbollistët e Sllovenisë para ndeshjes të së premtes, kur ata janë mysafirë të Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Timi Max Elsnik, duke folur para gazetarëve, transmeton faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Sllovenisë (NZS) ka thënë se presioni që u bëhet atyre nuk është i keq, pasi që i detyron lojtarët që të arrijnë te fitorja dhe të marrin frymë për të kërkuar më pas vazhdim të formës.

“Kemi shumë presion, padyshim, ndeshja e së premtes mund të vendos shumë, kështu që ne duhet të shënojmë fitore për tu kthyer në luftë për dy vendet e para,” ka thënë futbollisti që luan për Crvena Zvezdën.

“Presioni ndonjëherë nuk është edhe aq i keq. Kjo mund të bëj që ne të reagojmë dhe presim që ky reagim të jetë pozitiv. Nga Kosova, besoj që do të kthehemi me 3 pikë,” ka thënë Elsnik.

Sllovenia në dy ndeshjet e para kualifikuese të grupit, ka marrë vetëm një pikë, duke barazuar në shtëpi me Suedinë. Ata aktualisht janë të fundit në grup dhe muajin tetor e shohin si muaj të rikthimit në garë.

REZULTATET E DERITASHME:

5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2

8 shtator,
Kosova-Suedia 2-0
Zvicra-Sllovenia 3-0

TABELA AKTUALE E GRUPIT B:

1. Zvicra 6 pikë,
2. Kosova 3 pikë,
3. Suedia 1 pikë,
4. Sllovenia 1 pikë.

NDESHJET E MBETURA:

10 tetor,
Suedia-Zvicra
Kosova-Sllovenia

13 tetor,
Suedia-Kosova
Sllovenia-Zvicra

15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova

18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.

Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi për të arritur biletën e Botërorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live