
Sokol Kiqina sjell fitore në derbi, Dinamo mposht lideren
Paraqitje shumë e mirë në pjesë të dytë, për të siguruar fitoren në derbi, ndërsa Dinamoja e Ferizajit tashmë ka barazuar pikët me lideren e Ligës së Parë, Vushtrrinë. Në një përballje ku në pjesë të parë ndeshja ishte më e matur dhe ekipet po koordinoheshin më shumë për mbarëvajtje të lojës, pjesa e dytë nisi me gol.
Kiqina vendimtar
Dinamoja fitoi penallti, ndërsa Sokol Kiqina e konkretizoi atë për t’i dhënë krahë ekipit të drejtuar nga Arsim Abazi. Vushtrria përkundër tentimeve nuk mund t’i bënte ballë presionit të vendasve, që edhe u konkretizua më pas.
Ka qenë përsëri Kiqina, që me një supergol vulosi fatin e takimit, kur shënoi për atë që doli të jetë rezultat përfundimtar, Dinamo – Vushtrria 2-0 [Sokol Kicina 48’pen., 71′].
Shiko: TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Menjëherë pas golit të Dinamos, Vushtrria fitoi penallti nga gjyqtari kryesor i ndeshjes gjatë një depërtimi në zonë të mysafirëve të drejtuar nga Armend Dallku.
VAR-i shpëtoi vendimin e gabuar të gjyqtarit
Bile, topi u vendos në pikë të bardhë dhe penalltia kishte gati të ekzekutohej, kur falë transmetimit, ekipi i VAR-it e thirri gjyqtarin kryesor për ta parë nga afër rastin.
Aty, penalltia u anulua dhe rezultati mbeti që ishte, derisa Dinamoja më pas menaxhoi mirë lojën për të marrë fitoren e 13-të kampionale.
Sot, Vushtrria është e para me 43, e Dinamoja e dyta me 43 pikë nga 21 ndeshje. Por, nesër kanë lojë Trepça’89 dhe Feronikeli’74 dhe kanë dy pikë më pak sesa dyshja që luajti sot.
.

