
Superkupa e Kosovës, nesër në mesditë!
Është përcaktuar edhe termini i finales së Supërkupës së Kosovës në futboll. Pasi që FFK as nuk ka lëshuar asnjë njoftim në web-faqen e saj zyrtare, mediat kryesisht po përqendërohen te klubet.
Kështu, FC Prishtina dhe FC Drita kanë bërë të ditur se përballja që do të sjell trofeun e parë të vitit do të zhvillohet nesër më 25 janar, prej orës 12.30 në “Merdan Sports Complex” të Antalyas.
FFK, asnjë njoftim për Superkupën
Kujtojmë, Drita është kampione ndërsa Prishtina fituese e Kupës. Superkupa qe disa vite po organizohet në Antalya, pasi që skuadrat po qëndrojnë aty për përgatitje të pjesës pranverore të stinorit.
Në FFK, qoftë në llogaritë e rrjeteve sociale qoftë në web-faqen e saj, ende asnjë fjalë për Superkupën. Thuajse, të jetë diçka e huaj. Ose, Kupë koti që i ipet njërit klub!
Kujtojmë, edhe datën e zhvillimit të Superkupës mediat e mësuan nga klubet finaliste, pasi që më datën 16 janar FC Prishtina kishte botuar orarin e ndeshjeve që do t’i ketë gjatë fazës përgatitore në Antalya.
5 finalet e fundit të Superkupës
XXXIII. 2024, Ballkani (si fitues i titullit dhe Kupës)
XXXII. 20.01.2024 Ballkani – Prishtina 1-2 (Aksu, Turqi)
XXXI. 21.01.2023 Ballkani – Llapi 1-0 (Belek, Turqi)
XXX. 17.08.2021 Prishtina – Llapi 1-3 (Prishtinë, Kosovë)
XXIX. 23.01.2021 Drita – Prishtina 1-3 (Aksu, Turqi).
