Superliga: 5-shja e javës (4)

Bashkimi ia shkaktoi humbjen e parë Prishtinës në kampionat për të mbetur njëri nga dy ekipet pa humbje në Superligë, ndërsa Peja është skuadra tjetër që përkundër rrezikimit, fitoi këtë xhiro.

Në përballjet tjera, Trepça iu rikthye fitores, ndërkaq Vëllaznimi shfrytëzoi formën jo të mirë të Borës për të marrë fitoren e parë kampionale këtë stinor.

Me këtë, TopSporti.com ka bërë përzgjedhjen e 5-shes më të mirë të javës së katërt të Superligës, ku kanë hyrë: Kyan Anderson (Bashkimi), Isaiah Cousins (Bashkimi), Mustapha Amzil (Trepça), Alan Herndon (Peja) dhe Yor Anei (Vëllaznimi).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live