
FFK Superliga e Kosovës
Superliga — Formacioni i javës (12)
Pas mbylljes së xhiros së dymbëdhjetë të Superligës dhe rezultateve të arritura aty, Prishtina vazhdon kryesimin në elitë, ndërkaq Ballkani e ndjek atë me 3 pikë më pak.
Pas përfundimit të ndeshjeve dhe ndikimit individual të lojtarëve në përballjet e xhiros, TopSporti.com ka bërë 11-shen më të mirë të xhiros. E në ekipin më të mirë të xhiros së 12-të dominojnë futbollistët e Malishevës që fituan jashtë terrenit të tyre Dukagjinin.
11-shja më e mirë e xhiros XII:
Ilir Avdyli (Malisheva); Mexhit Neziri (Ferizaj), Elvis Prençi (Prishtina e Re), Diar Vokrri (Ballkani), Yll Ibrahimi (Gjilani); Gjelbrim Taipi (Prishtina), Genc Hamiti (Drenica), Robert Ndjigi (Malisheva); Kristal Abazaj (Drita), Etnik Brruti (Malisheva); Betim Haxhimusa (Ferizaj).

