
FFK Superliga e Kosovës
Superliga — Formacioni i javës (13)
Pas përfundimit të ndeshjeve dhe ndikimit individual të lojtarëve në përballjet e xhiros 13, TopSporti.com ka zgjedhur 11-shen më të mirë të xhiros. E në ekipin më të mirë të xhiros së 13-të dominojnë futbollistët e Drenicës që fituan me meritë ndaj Ballkanit.
Në 11-shen e kësaj xhiro nuk ka lojtarë të përfshirë nga ndeshja Drita – Prishtina, pasi që ky takim është shtyrë për një datë të pacaktuar.
11-shja më e mirë e xhiros XIII:
Tiago Gomes (Drenica); Donat Hasanaj (Prishtina e Re), Elton Basri (Dukagjini), Elvis Prençi (Prishtina e Re), Indrit Prodani (Drenica); Arbnor Ramadani (Llapi), Dardan Morina (Dukagjini), Arianit Hasani (Llapi); Udoyen Akpan (Drenica), Senad Jarovic (Gjilani), Kreshnik Uka (Drenica).

