Superliga: Formacioni i javës (15)

Pas mbarimit të ndeshjeve të xhiros së pesëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, TopSporti.com si zakonisht ka bërë vlerësimin e 11-shes më të mirë të kësaj xhiroje.

Xhiroja e pesëmbëdhjetë prodhoi duele interesante, por edhe befasi që ndikuan në 11-she, derisa Prishtina e Re e fundit në renditje mposhti lideren Prishtina, e Ballkani fitoi derbin ndaj Dritës si mysafir. Me këtë, edhe u ndërrua lideri i Superligës, ku suharekasit morrën kreun tani.

11-shja më e mirë e xhiros XV:

Vokli Laroshi (Gjilani); Elvis Prençi (Prishtina e Re), Agon Xhaka (Malisheva), Donat Hasanaj (Prishtina e Re), Raddy Ovouka (Drita); Giovanni Ribeiro (Ballkani), Dardan Morina (Dukagjini), Etnik Brruti (Malisheva); Bleart Tolaj (Ballkani), Almir Kryeziu (Ballkani), Kristal Abazaj (Drita).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live