
Superliga: Formacioni i javës (27)
Xhiroja e XXVII e Superligës kaloi me ndeshje interesante, ndërsa fitorja e vetme si mysafir erdhi nga Gjilani. Barazimi i vetëm i xhiros ishte në mes Drenicës dhe Prishtinës, që ishte edhe ndeshja me më së shumti gola në elitë, ku u shënuan katër.
Kurse, fitore shënuan dy luftëtarët për titull Ballkani e Drita, si dhe Llapi në luftë për t’i ikur rrezikut nga rënia. Me këtë, TopSporti.com ka bërë edhe 11-shen më të mirë të xhiros, bazuar në paraqitjet e lojtarëve dhe vështirësinë e ndeshjes. E në 11-shjen e javës 27 kanë hyrë.

Artan Iljazi (Ballkani); Bujar Idrizi (Llapi), Bajram Jashanica (Ballkani), Albion Pllana (Dukagjini), Blerton Sheji (Drita); Albert Dabiqaj (Drita), Blerind Morina (Gjilani), Robert Rrahmani (Gjilani), Almir Kryeziu (Ballkani); Kreshnik Uka (Drenica), Leotrim Kryeziu (Prishtina).
