
Trajneri i ri i Pejës debuton me humbje të thellë në ENBL
Peja sot nisi për herë të parë ndeshjen me trajnerin e ri që e emëroi ditë më parë në ekip, kroatin Damir Milacic (51). Por, katër mungesat në ekip të verdhezinjëve (Dardan Berisha, Jordan Johnson, O’Showen Williams dhe Tajh Green) ndikuan, ndërsa loja u shkëput tërësisht në çerek të tretë, derisa Iraklisi shënoi fitore të lehtë ndaj Pejës në “Ivanofeio” të Selanikut, 122-80.

Dallimi në fund, arriti në 40 pikë derisa Peja ra krejtësisht në fund. Kur u bënë edhe 32 sekonda para fundit të ndeshjes, 120-80 ishte rezultati, që mbeti edhe në fund të lojës ashtu me dy pikë shtesë për vendasit. Justin Edler Davis dha 23 pikë, ndësa Sean Smith dha 22 pikë në fitore të ekipit grek, derisa te Peja Skyler Flatten ishte më efikasi me 23 pikë.
Tani, fitorja e Iraklisit i bën ata në bilanc 6-1, duke i mbajtur lart në klasifikim dhe duke i kualifikuar tutje, derisa Peja me këtë humbje tashmë ka shuar gjasat për kalim tutje, 1-5, me një pikë minus.
