Transferi i fundit qëndroi vetëm 10 ditë!

Me datën 9 shkurt, KB Bashkimi që është nënkampion aktual i Kosovës dhe finalist i Kupës, prezantoi përforcimin e radhës në ekip, që vinte para finales së Kupës së Kosovës dhe priste shumë!

Me pompozitet, Josh Nzeakor, u paralajmërua si përforcim, ndërsa pritej shumë nga ai në pjesën e mbetur të stinorit dhe veçanërisht në finale të Kupës. Por, aty Bashkimi u mposht keq. Në pjesë të dytë ekipi ra nga loja dhe Trepça fitoi Kupën.

E fatura si duket për këtë dështim iu shkrua pikërisht alo-qendrës Josh Nzeakor, që ka qenë i njohur për Superligën pasi që në stinorin e kaluar ka luajtur për Prishtinën. Nzeakor në finale luajti 22 minuta duke dhënë 11 pikë e duke bërë 4 kërcime.

Fiks pas dhjetë ditësh, u mor vendimi për largimin e tij nga ekipi, derisa KB Bashkimi sot bëri të ditur se ka ndarë rrugët edhe zyrtarisht me lojtarin në fjalë. Me të bashkë në pako, u nda edhe me Isaiah Cousinsin.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live