Trepça dërrmon Pejën

Vetëm një çerek ka pasur rivalitet në fushë të lojës, derisa me të nisur ai i dyti, Trepça ndezi makinerinë dhe dërrmoi Pejën me rezultat duke bërë dallim të madh në rezultat që në një rast arriti edhe në +31 pikë dallim, për të fituar ndeshjen derbi të ditës, në fund me 37 pikë dallim!

Kampionja aktuale u tregua e fuqishme karshi Pejës sonte dhe shënoi fitoren e 12-të sezonale, për të ruajtur lidershipin dhe për ta mbajtur distancën me ndjekësin e parë që ka dy fitore më pak!

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Trepça mposhti Pejën sonte me rezultat 98-61 dhe ndeshja e sontme mund të jetë edhe alarm për klubin verdhezi se tashmë është koha për të ndërmarrë masa për përmirësim.

Batin Tuna luajti me 21 pikë te Trepça, ndërsa Moustapha Amzil kreu lojën me double-double duke shënuar 20 pikë e duke bërë 10 kërcime. Kenny Hasbrouck luajti me 17 pikë e 7 asistime, ndërsa përforcimi i fundit Akili Vining dha 13 pikë në debutim.

Te Peja, që u çmontua nga loja e saj me të nisur çereku i dytë i ndeshjes më së shumti pikë shënoi transferi i fundit i ekipit O’Showen Williams, 12. Alan Herndon u mundua me 11 pikë e 12 kërcime, e Cesare Edwards dha 10 pikë e bëri 7 kërcime në disfatën e shtatë të verdhezinjëve këtë stinor.

Me rezultatin e sontëm, Trepça lidere tash e bën bilancin 12-3 ndërsa Peja qëndron e treta në renditje me bilanc 8-7.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live