Trepça fitoi derbin ndaj Prishtinës

Pas një pjese të parë të fortë, Trepça ka sigururar fitoren ndaj Prishtinën në derbin e maxh të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës, që mbylli ciklin e parë të ndeshjeve të elitës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit në “Pallatin e Rinisë” dominuan në pjesë të parë, 32-48, për të bërë dallim të mjaftueshëm dhe për të kaluar rehat pjesën e dytë të ndeshjes, ashtu që të shkojnë te fitorja, 75-80.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Ja’cori Payne me 23 pikë ka qenë më efikasi te Trepça në fitore, ndërka me 14 pikë të shënuara u dallua Mikaile Tmusic, përcjellur nga 11 pikëshet e Drilon Hajrizit dhe Chad Brownit.

Te kryeqytetasit, Adrio Bailey luajti me 25 pikë dhe Deondre Burns me 20 pikë. Të tjerët ishin larg performancës së dyshes për të bërë më shumë për ekipin.

Fitorja, bën që Trepça që ka një ndeshje mangu në shtatë xhirot e para, të ketë bilanc 4-2, derisa Prishtina tash bëhet me bilanc 4-3.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live