Trepça fiton derbin, rrit dallimin në krye me ndjekësit

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme sonte, duke e mposhtur Bashkimin në derbin e xhiros në kuadër të Superligës. Me këtë fitore, Trepça ka ngritur dallimin në krye pikërisht ndaj Bashkimit, që është edhe ndjekësi i parë i tyre për lideship në ligë.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Mitrovicasit fituan ndeshjen me rezultat 90-81.Fitorja e Trepçës ka qenë e 14-ta e stinorit, ndërsa ia ka shkaktuar Bashkimit disfatën e gjashtë sezonale. Trepça nisi më mirë derbin, 28-19, për tu këndellur më pas Bashkimi, 19-25 dhe të shkohet në pushim me 47-44!

Në pjesë të dytë “minatorët” përsëri krijuan avantazh 26-17 dhe në periudhën e fundit nuk i lanë prizrenasit të afrohen shumë në rezultat, 17-20, për të fituar duelin me 9 pikë dallim.

Përforcimi i janarit Akili Vining ka qenë koshashënuesi më i mirë i Trepçës në fitore, duke dhënë 23 pikë, por edhe ka kontribuuar me 9 asistime për bashkëlojtarët e tij. Me nga 16 pikë ndeshjen e kryen Kenny Hassbrouck dhe Mikaile Tmusic.

Te Bashkimi me nga 13 pikë të shënuara janë dalluar Shannon Shorter dhe Isaiah Cousins. I pari bëri edhe 7 kërcime, kurse i dyti 7 asistime për ekipin. 12 pikë i dha Ike Nwamu te Bashkimi, ndërsa shutoi 3/4 për tre pikë.

Ekipi i Adis Beciragicit tashmë është rehat në krye të tabelës me bilanc 14 fitoresh e 3 humbjesh, kurse ai i Igor Jovovicit tash është më afër pozitës së tretë sesa të parës sa i përket bilancit e pikëve, 11-6.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live