Turqia apo Gjermania, finalja e të pamposhturve të Eurobasketit 2025

Me duelet e sotme edhe u vërtetua ajo që pritej nga shumëkush, pasi që skuadrat që dolën të pamposhtura nga grupet e tyre, Turqia dhe Gjermania, kanë arritur finalen e Eurobasketit, duke mos dështuar as në fazën e eliminimit direkt, për të kaluar radhazi kudërshtarët nga e teta e finales e deri në gjysmëfinale.

Finalja e madhe e Eurobasket 2025 që do të zhvillohet në Riga të Letonisë, do të luhet prej orës 20.00 aty, ndërsa Turqia që ka qenë një herë në histori të saj në finale të Eurobasketit (24 vite më parë) do të kërkojë titullin e parë të evropianit. Gjermania në anën tjetër, është hera e tretë që arrin në finale, ka një titull të Eurobasketit (1993) ndërsa finalen e fundit që e luajti e humbi nga Greqia (2005). Kjo është finalja e tretë e tyre në histori, ndërsa po kërkojnë titullin e dytë të kampionit të Evropës.

Të dyja ekipet kanë fituar të tetë ndeshjet e turneut. Të premten, kaluan edhe pengesat gjysmëfinale dhe atë të dyja me dominim, duke mos hyrë në minutat e fundit të ndeshjes “nën ethe”.

Turqia në Grupin A kaloi kundërshtarë si Serbia, Letonia, Portugalia, Estonia dhe Çekia. Më pas nga e teta e finales eliminuan Suedinë, Poloninë në çerekfinale dhe Greqinë në gjysmëfinale.

Gjermania në Grupin B kaloi kundërshtarët si Lituania, Finlanda, Suedia, Mali i Zi dhe Britania e Madhe. Në të tetën e finales gjermanët kaluan Portugalinë, për të fituar në çerekfinale Slloveninë e në gjysmëfinale Finlandën.

Ergin Ataman, selektor i Turqisë përballë Alex Mumbru, selektorit të Gjermanisë – do të duhet të përgatisin strategji të veçantë për finalen e madhe!

TURQIA:

0. Shane Larkin, 2. Sahmus Hazer, 5. Sertaç Sanli, 6. Cedi Osman, 10. Onuralp Bitim, 22. Furkan Korkmaz, 23. Alperen Sengun, 24. Ercan Osmani, 30. Adem Bona, 33. Erkan Yilmaz, 55. Kenan Sipahi, 77. Omer Faruk Yurtseven.

Kryetrajner: Ergin Ataman; Ndihmësit: Yakup Sekizkok, Ender Arslan.

GJERMANIA:

0. Isaac Bonga, 1. Oscar Da Silva, 4. Maodo Lo, 5. Tristan Da Silva, 7. Johannes Voigtmann, 9. Franz Wagner, 10. Daniel Theis, 17. Dennis Schroder, 21. Justus Holatz, 32. Johannes Thiemann, 34. Leon Kratzer, 42. Andreas Obst.

Kryetrajner: Alex Mumbru; Ndihmësit: Alberto Miranda, Alan Ibrahimagic.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live