UCL, Shorti i playoffit: Derbi francez dhe përsëri Benfica-Real
Posa ka përfunduar shorti i playoffit për skuadrat që do ta kërkojnë të tetën e finales së Ligës së Kampionëve 2025/26 në Nyon të Zvicrës, ndërsa ka sjellë duele interesante, prej të cilave Benfica dhe Real Madrid duket të jetë që do të sjellë më shumë paparashikueshmëri.
Në short, është hedhur edhe dueli francez ku Monacoja do t’i vihet përballë kampionit aktual, Paris St Germain. Gjermanët i janë shmangur duelit mes vete, derisa Dortmund luan me Atalantën kurse Bayeri i shkon Olympiacosit.
Tepër interesante pritet të jetë edhe përballja ndërmjet Galatasarayit dhe Juventusit, ku turqit do të kërkojnë të vazhdojnë me formën e mirë të kapur karshi bianconerëve të stabiliizuar dhe në ngritje.
DUELET E PLAYOFFIT:
Monaco – Paris St Germain
Galatasaray – Juventus
Benfica – Real Madrid
Borussia Dortmund – Atalanta
Qarabag – Newcastle United
Brugge – Atletico Madrid
Bodo/Glimt – Inter
Olympiacos – Bayer Leverkusen.
Duelet e para të sistemit vajtje-ardhje në playoff do të luhen më 17 dhe 18 shkurt, kurse ato të kthimit më 24 dhe 25 shkurt, kur do të kuptohen cilat skuadra do të sigurojnë të tetën e finales së Ligës së Kampionëve 2025/26 dhe do të shkojnë në short ndaj tetëshes së parë.
Ekipet që shkuan direkt në 1/8 e finales:
1. Arsenal (ENG)
2. Bayern (GER)
3. Liverpool (ENG)
4. Tottenham (ENG)
5. Barcelona (ESP)
6. Chelsea (ENG)
7. Sporting (POR)
8. Manchester City (ENG).
Shorti përfundimtar, deri në finale
E më 27 shkurt, hidhet shorti për të tetën e finales dhe rrugëtimi deri në finale përcaktohet përfundimisht, ku skuadrat do t’i kenë përpara të gjithë kundërshtarët potencial deri në finalen e madhe të Budapestit. Duelet e se tetës së finales luhen më 10/11 mars dhe 17/18 mars. Ato të çerekfinales më 7/8 dhe 14/15 prill. Gjysmëfinalet më 28/29 prill dhe 5/6 maj, ndërsa finalja e madhe më 30 maj 2026.