
FBK Superliga
Vance Jackson (Vëllaznimi) – MVP (3)
Basketbollisti i Vëllaznimit, Vance Jackson, është përzgjedhur nga FBK si MVP i xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, në ndeshje ku lojtari në fjalë shkëlqeu duke i siguruar fitore gjakovarëve si mysafir në Pejë!

Derisa për Vëllaznimin kjo ishte fitorja e parë sezonale, ka qenë edhe humbja e parë e Pejës në këtë stinor në Superligë, e aty më i rëndësishëm është treguar pikërisht Jackson, i cili kreu lojën me 29 pikë, 9 kërcime, 3 asistime duke ngritur indeksin e efiçencës në kuotën, 36.
