Ferizaji emëron trajnerin e ri!

Pas ndarjes me trajnerin e tyre të deritashëm, Alban Dragusha, Ferizaji ka emëruar sot zyrtarisht trajnerin e ri të ekipit.

Bardhekaltërit kanë bërë të ditur se kanë angazhuar në këtë post të mirënjohurin Arbnor Morina. Ky i fundit do të merr timonin e skuadrës për t’i arritur objektivat e klubit në pjesën e mbetur të stinorit, që nënkupton se marrëveshja e tij me klubin është deri në fund të edicionit garues 20026/27.

“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit.
Morina i bashkohet klubit me synimin për të sjellë përvojën, profesionalizmin e tij në ekip, ndërsa së bashku do të punojmë për të arritur objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit.
I urojmë trajnerit Arbnor Morina mirëseardhje në familjen e FC Ferizajt dhe shumë suksese në detyrën e re!” — shkroi FC Ferizaji në njoftim.

Ferizaji aktualisht është i nënti në tabelë të Ligës së Parë dhe ka 2 fitore, 4 barazime dhe 2 disfata. Me 10 pikë ekipi është larg lideres Dinamo, 8 pikë. Përndryshe Morina (63) ka punuar edhe më parë me Ferizajin në periudhën 2021-22, ndërkaq në karrierën e tij ka kryer detyrën e trajnerit edhe te Arbëria, Feronikeli i dikurshëm, etj.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live