Gjergji Kote (Drenica) – Ylli i javës (7)

Për herë të parë këtë stinor një lojtar i Drenicës është kurorëzuar me epitetin e Yllit të javës nga FFK, ndërsa ai është Gjergji Kote, që shkëlqeu në xhiron e shtatë të Superligës, që u luajt para ndeshjeve të kombëtareve.

“Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Për xhiron e 7-të ky epitet i ka takuar futbollistit të FC Drenica, Gjergji Kote, teksa çmimi i është ndarë sot.

Kote dha kontribut të rëndësishëm në lojën e skuadrës së tij, duke qenë ndër futbollistët më të spikatur në fitoren e xhiros së 7-të që Drenica e realizoi kundër Llapit (4:0), me dy gola të shënuar.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.”

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live