Trepça hap stinorin e FIBA Europe Cup, me humbje!

Trepça është mposhtur si vendase në ndeshjen e parë të fazës grupore në kuadër të FIBA Europe Cup 2026/27. Mitrovicasit nuk ia kanë arritur t’i ndalin kundërshtarët e Promitheas Patras, nga të cilët u mposhtën 77-91.
Kevin Bracy-Davis me 25 pikë ka qenë koshashënuesi më i dalluar te Trepça, ndërsa 13 pikë të tjera për ekipin i ka shtuar Shawn Jones. Te grekët, New Williams dha 18, kurse Kendal Coleman 14 pikë në fitore.
Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live