Myles vendimtar! Bashkimi fiton në sekondën e fundit

Dramë e vërtetë në “Sezai Surroi” sonte, derisa Bashkimi falë Divine Mylesit ka arritur t’ia nis stinorit në FIBA Europe Cup me fitore. Ky i fundit dha 9 pikët e fundit për ekipin, ndërsa pas barazimit të fundit të kundërshtarit, Myles mori përgjegjësinë që të shutojë në sekondën e fundit dhe të shënojë për fitore, 79-77, ndaj Valmierës letoneze.

Me 21 pikë, ka qenë Myles që shënoi më së shumti pikë për ekipin portokallezi që ia nisi mbarë stinorit edhe në Superligë. Pos tij, është dalluar edhe Jajuan Johnson me 16 dhe Adrio Bailey me 14 pikë. Te ekipi kundërshtar, Bryce McBride ka qenë më efikasi me 25 pikë.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live