Vëllaznimi në krye me fitore ndaj Prizrenit

Skuadra e Vëllaznimit i është kthyer fitores të shtunën pasdite, pas barazimit në shtëpi me Istogun, për të marrë pastër kreun e tabelës në Ligë të Parë.

Kuqezinjtë kanë nisur shpejt dhe mirë ndeshjen ndaj Prizrenit, për ta fituar atë në fund me rezultat: Prizreni – Vëllaznimi 1-3 [n.n. 60′ — Dardan Jashari 10′, Sinan Kadiri 15′, Emir Skenderi 65′].

Kështu, ekipi i Xhengis Rexhepit tash është i pari në tabelë dhe e ka siguruar pozitën e liderit së paku deri në xhiron tjetër.

Shiko: TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Në anën tjetër ekipi i Prizrenit, që po debuton në Ligë të Parë dhe drejtohet nga Bekim Bakaj, nuk ka arritur më shumë sesa të shënojë golin e dytë kampional në këtë ndeshje, për disfatën 1-3.

Derisa Vëllaznimi pas 4 xhirosh është lider me 10 pikë në Ligë të Parë, Prizreni aktualisht është i 16-ti në renditje me 1 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live